Qyteti me kalimtarë të rrallë!…Spasse Thanasi



( Sipas motivit në romanin “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” te Ismail Kadaresë .

Saga kadarjane qe mbetet e rralle ne histori )

Nga SPASSE THANASI

SPASSE THANASI

⦁ MËNGJEZI I ZYMTË
Rrugëve të pjerrëta në Varosh
Qyteti dukej i vdekur
Kërcitja e këpucëve të gjeneralit mbi kalldrëm
Sillnin trysni të reja…

Llangosur nga balta e varreve
Me hamendje në safatet e portës
Gjenerali ndali hapin i përhumbur
Hije e zezë i dukej Mali i Gjerë
Siluetë e frikshme iu shfaq
Tutje larg dhe mali i Lunxherisë…

Përpara tij profili i gurtë i Priftit
Si ekrani i televizorit në fund të sallës
Një ekran që merr të njejtin program të pakuptueshëm
Kafka njerëzish në vend të qytetarëve…

Një mëngjez i zymtë
Me destinacione që zhduken shpejtë
Shenja neverie mbushin fytyrën e gjeneralit
Skajet e horizonteve ishin mbytur krejt në mjegull…

I fundosur në dritën indiferente
Gjenerali klithte i cuditur :
“C’është ky qiell kështu, nëna ime
C’është ky qytet me kalimtarë të rrallë !..”

KRONIKA MONOTONE…

Shi, baltë dhe lista e të humurve
Shifra e supozime gjithëfarë
Dicka e cuditshme
Me kafkë e dhëmbë në mbretërinë e kalciumit…

Frikë e panik si në kohën e luftës
Rrëfime e biseda të cuditshme
Makina e blertë ushtarake
Në sheshin e qytetit shtonte zbrazëtinë !…

Horizonti bojë hiri
Ngjethej nga era në krahët e kodrave
Mjegulla mbulonte pllajat e pjerrta
Në varreza dëgjohej e mbytur
Goditja ritmike e kazmave në tokën e fortë…

Gjenerali ndiqte në listë cdo pikpyetje
Vërtiste nëpër duar metrin metalik
Me pamje të ngrirë pyeste priftin
Kush të jetë vallë, ky që u gjet ?

Zhurma e mullirit të vjetër
Kryqëzonte xhadetë me zhurmë jazi
Nga varri vraponin të vdekurit
Me kalë nën dritën e hënës…

BOTËS I KA MBETUR VETËM ERA !…

Detyrë e mallkuar
Me vello misterioze
Heronj që ngrihen nga varri
Si një shkëndijë
që bie mbi prushin e vatrës…

Ditë e natë ulërima
Botës i ka mbetur vetëm era
Përmbi xhadenë e errët
Bënte udhë silueta e frikshme…

Pamje e rëndë
Me arkivole të medha
Si me të vdekurit e vërtetë
Relacioni i vetëm në bisedë
Lufta dhe varrezat !…

Ëndërr zbavitëse
Në qiell fluturonte një varrezë në formë V-je
Zhurma e butë e shiut
Kishte një ritmikë të thellë
Në errësirën e natës…

Dritat e llambave Neon
Reflektoheshin të shumëfishuara mbi helmeta
Shiriti i mjegullës nga qielli i bardhë
Lëkundte errësirën e ftohtë pa kuptim…

Aeroplani linte dheun e zhveshur
Gjenerali vështronte i hutuar betonin e aeroportit
Flokët e rëndë e të squllur të dëborës
Shkrinin menjëherë porsa preknin tokën…

Nga qielli i pafund
Binte dëborë e shi përzier
Shpesh mendoi i hutuar gjenerali :
⦁ “Botës i ka mbetur vetëm era !….”

About Post Author