RADIOJA ” SHANGAI “
Sheet !…Gishtbuzen, mbremjes nena,
Pushoni !… Urdher babai,
Te degjojme , ç’te reja kemi ?!…
Prej kinezes , nga ” Shangai “
Radioja jone perendi…
C’ma grishte, kuriozitetin,
Me vellezrit… brenda saj,
Te kete njerez, prej verteti?!…
Mugetires , se mengjesit,
Mijera vegla muzikore,
Harmonishem , neper vargje ,
Derdhin kengen popullore…
S’e harroj , vaftin e drekes,
” Heroizmi yne ne shekuj “
Modestis, se tavolines ,
Shijen ,oh… si mishi i pjekur!…
Mezi ….prisja , te erresohej,
Vendin , ta mbulonte , muzgu,
Gjyshja, ne radio, tregonte…
Perrallzen , ” Kecat dhe ujku “
Shpirtin , ç’ma magjeps teatri !…
Qe jepej , çdo te merkure,
Kish raste, dhe neglizhoja ,
Por , per te s’harroja , kurre!…
Me te mbrritur , ditepremtja,
” Radio – Posta ” sa fillonte,
Nrihe… pak zerin ,moj bije!…
C’qejf kish, babai ta degjonte!…
Venin – vinin dhe urimet,
Nga çdo skaj i Shqiperise,
Me nje kengez a nje valle,
Dhurate , miqsivllazerise!…
Per Ne, radioja , dritare,
E vogel , por shume e çmuar,
Art , kulture , informacione ,
Veç, prej saj , na jane perçuar…
Sot , me miliarda kanale,
Por s’kuptoj , ” dreqi ta haje!… “
Pse , sirtarit te kujteses,
Ato, te “RADIOS SHANGAI ” ?!…
N . L . ( F ) . 27 . 7 . 2014 .
