Rajmonda Qose :Më shumë të respektojnë kur vdes


Rajmonda Qose 

Më shumë të respektojnë kur vdes

Ta dija që të vdekur kaq shumë do më donit
Më shpejt vdekjen do ta kisha lutur
Kur ju shoh kaq të pikelluar
Zemër e shpirt thuajse të këputur

Eh ta dija që kaq shume vleja
E me lavde do më mbulonit kur të vdisja
Vdekjen nga gjumi do ta zgjoja më herët
Se kur isha pranë jush vetem ju mërzisja

Eh more miq sa shumë më paskeni dashur
Dhe gjitë dashurinë po ma shprehni sot
Kur nga një grusht dhè më hidhni me rradhë
Kokëulur njëri pas tjetrit, sytë mbushur me lotë

E di mirë “o miqtë e mi”
E s’mē duket ndonjë gjë e rrallē
Në vendin tonë të respektojnë më shumë
Kur je i vdekur sesa i gjallë

Rajmonda Qose 

About Post Author