Rajmonda Qose-Mozaiku i jetës


Rajmonda Qose Shkopi

Mozaiku i jetës

Ndjeva jetën nën ritmin e krahëve të pulëbardhave,
horizonteve të kaltra,
Kur udhën, drejt të paqtit qiell,
tufash e sodisnin hareshëm.

Shijen e buzeqëshjes pashë
në buzët e luleve të sapo çelura
pas dimrit t’acart.

Në foletë e dallëndysheve
u ngroha me aromën e përkujdesjes amënore.

Në përkundjet e dallgëzimit të barit, fitova durimin,
Ndërsa dashurinë e jetova, përmes syve të tu,
kur më puthën shpirtin.

Exif_JPEG_420

About Post Author