Rajmonda Qose Shkopi-Ca pikla lumturie


Rajmonda Qose Shkopi

Ca pikla lumturie

Më janë krisur ca pikla lumturie
Mbi syrin tim të qarë,
Çudi si kishin ngelur në jetë,
Sa mirë kanë mbetur gjallë!

E dot s’po zbrazen faqes së rreshkur,
Prej guackës së qepallës ku rrinë,
Thua kane frikë të prekin lëkurën,
A ndoshta mbajnë të virgjër rininë.

Si bekim erdhën nga tjetër kohë,
Kur mërzitja kish hedhur lak
Shkëndijat më rindezën kujtimet,
Dhe buzëqeshjen harruar n’atë prag.

About Post Author