Rajmonda Qose Shkopi-Kartolinë urimi


Kartolinë urimi

Viti i Ri thuajse po mbërrin,

Përgatisni bagazhin për këtë udhëtim,

Prej Vitit te kaluar merrni atë që ju lumturoi,

Dhe lini kujtimet e hidhura pas, në harrim.

Paketoni Shēndetin si thesar i paçmuar

T’ju shoqërojë për 12 muaj në vazhdim,

Se Pasuria, qē prej shumë njerëzve lakmuar,

Para shëndetit e humbet rëndësinë.

Mos harroni të merrni shumë Dashuri,

dhomat e zemrës mbushini plot,

Ta fillojmë nga vetja duke e dhuruar,

Që të bëhet me e bukur e jona botë.

Buzëqeshjen,paketojeni me shumë kujdes

Të çeli në çdo ditë sapo lind agimi,

T’ i gëzohet jetës duke i thënë Mirëmëngjes,

Duke mos lënë ta mposht as edhe një piklëz hidhërimi.

Udhëtimi do jetë plot me ngjyra,

Nëse Optimizmin e vishni si kostum,

Qoftë një vit i realizimit të dëshirave,

Për të gjithë ky është, urimi nga unë.

Gëzuar Vitin e Ri 2023

About Post Author