Kur avulli u bë frymë

Ishe ëndërr,
Në kapërcyell të motmoteve,
Kur dëshira bëhej me krahë drejt palcës së qiellit,
Mbete në kufirin midis surreales e prekjes,
Kur imazhi yt vraponte korridoreve të mendjes.
A ishe e vërtetë?!
Mos vallë të iluzionova unë prej dëshirës marramendëse për të të patur pranë?!
Më duket sikur një jetë kisha që të njihja,
Kur shikimi yt në mijra shkëndija meteori u thërrmua,
Duke më ngritur peshë shpirt e trup,
Atëherë kur ajrin s’e kisha ndjerë aq shumë të domosdoshëm,
Kur avulli u bë frymë,
Në trupin tënd u nduk.