Rajmonda Qose Shkopi-Kur boshatisen foletë


Rajmonda Qose Shkopi

  · 

Kur boshatisen foletë

Në magje nëna gatuan bukën me lotët

që zbraz nga shamia.

Sa shije të hidhur ka dhimbja !

Mbi krye shtegtojne zogjtë

Pa llogaritur stinët,

Boshatisin foletë,

Duke mbushur zemrat me mall.

Drejt qiejve ulen mbi re mjegullash,

netëve te errëta,

kur errësira, pasi ka përtypur orët e ditës,

gogësin akuj.

Pastaj shkundin puplat,

Qielli qan mbi shamitë e nënokeve .

Rajmonda Qose Shkopi

About Post Author