Rajmonda Qose Shkopi -Mos u trishto Vjeshtë!


Mos u trishto Vjeshtë!

Nuk prisja të vije kaq e zemëruar,
Me erëra të forta e me shumë bujë,
T’u ngrije buzëqëshjen pemëve të gjora
Duke bërë gjithandej rrëmujë.

Më butë ke ardhur vitet e tjera,
A mos vallë u trishtove se ky qytet
Dritaret i ka mbyllur,mungojnë të qeshurat,
Dhe ngjan si një muze i pajetë?

Prandaj dhe qiellin e mbulove me re
E prej tyre derdhe shi pikëllimi.
Por mos u trishto e arta vjeshtë,
Se qyteti do qeshi sa të zbardhi agimi.

Rajmonda Qose Shkopi 

About Post Author