Rajmonda Qose Shkopi:Fotografia e nënës


Rajmonda Qose Shkopi

Me fytyrë te tjetërsuar
E me zemrën e zhubravitur
Mallin ne gji shtrënguar
Që nga motet ishte rritur
Drejt shtëpisë me një frymë
Vrapoi e thirri “O nene, ku je?”
Po askush s’u përgjigj
Zbrazur e gjeti atë fole

Në murin e plasaritur
Varej nje fotografi
Sytë e nënës së lumtur
Rrethuar nga pesë femije
Dy pellgje si lëmsh mbledhur
Tani çdo gjë ishte e kotë
Megjithëse pesē femije kish rritur nëna
E vetme u largua nga kjo botë

Fotografinë rrëmbeu nxitimthi
E mbuloi me puthje e me lot
Rrugën e kthimit merr trishtuar
Në zemër fotografinë shtrëngon fort.



About Post Author