Kur çelin lule në dimër…
Prej gjoksit të dimrit çeli një mimozë,
Spazma lumturie më ngritën lart,
përtypa copëza diejsh
e ngrohën çdo qoshe.
Prej andej ,
më sollën çelësin e artë të buzëqeshjes ,
ku çipat e buzëve ankthshëm e prisnin.
Shpërndahet lumturia prej dy pasqyrave të kristalta,
Që magjishëm shndërrojnë gjembat, ferrat në lule të arta.