Rajmonda Qose:Endërrat m’i le zgjuar


Rajmonda Qose

Ç’ish ajo gjëmë që më ndodhi

Ndaj mëngjesit në agim?

Ujerat shumë i turbullove

Në detin e shpirtit tim

E të prita gjithë natës

Të gjitha ëndrrat i lashë zgjuar

Po ti s’erdhe me pelerinë puthjesh

S’më mbulove, më le zbuluar

Gjithë natën dalldisi qielli

U tërbua, çirrej kot më kot

Madje hënën ma fshehu

Nga dritarja s’e shihja dot

Pastaj qiellit iu luta, i fola për ty

Nga mallëngjimi i dhimbjes sime

Lotë i shndërroi në shi

Po ç’pate që nuk erdhe?

Më thuaj kush të zemërojë?

Nëse nuk më vjen as sonte,

mos prit që nesër unë të ftojë.

Rajmonda Qose

About Post Author