Rajmonda Qose:Forca e femrës


Rajmonda Qose

Unē jam vajza

Jam femra

Nënë jam

quhem Grua

Të gjithë botën

E ul ne gjunjë

Po të dua

Diellin shpesh e zaleps

Hënën shumë e xhelozoj

Forcën e malit kam

Me zërin tim

Botën shkrumboj

Jam blerimi

Ujëvara e kristaltë

Kodra e mbjellë me ullinj

Jam vala lozonjare

Fusha vezulluese me kallinj

Unē jam era që flladit

Mendjet i trazojë

Gēzimi në sytë e fëmijës

Kështjellë ku ëndrrat ndërton

Unē jam:

Bora e janarit

Akullnajē e stalaktid

Ngrij cdo gjë

Kur te zë pritē.

Por dhe jam ashkla

Jam masati

Jam flaka zjarri e vullkani

Po të prek të përvëloj

Pa kam dhe melhem

Qe të shëroj

Unë jam vetë pjelloria

Pa mua s’ekziston njerëzia

Rajmonda Qose

About Post Author