Rajmonda Qose:Hidhe pas krahëve dhimbjen


Hidhe pas krahëve dhimbjen

Cili muzg t’i vodhi buzëqeshjet?
Cila lule ta mori aromën?
Cilat re t’u ulën mbi qerpik,
E shi të njelmët mbollën?

Kush fjalën ta ngriu në buzë?
Kush shpirtin ta zhyti në errësirë?
Ç’ishte ajo dreq udhe,
Që ëndrrat t’i lidhi me zinxhirë ?

Si mund të dorëzohesh kaq lehtë?
Si mund ta groposësh rininë?
Si nuk e kupton , që në këtë jetë,
Ka fitore por edhe zhgënjim?

Çohu, e hidh pas krahëve dhimbjen,
Pasi e bluajte për kaq kohë,
Ngrije kokën se je grua,
Botën e shemb nëse ti do.

Exif_JPEG_420