Rajmonda Qose:Kosovës


Pavarësinë e gëzofsh Kosovë

A i ndjen valët e Drinit si lazdrojnë,

Këndojne me ne?!

Çohu motra ime e përvuajtur

Ti datëlindjen sot e ke

Ç’janë kēta kroje nën qerpikun tënd

Gurë të rëndë që dot s’i mban?

Sot është dita e shumëpritur

Vallja të kumbojë në çdo anë

Mos mendo se kam harruar

Lotët e nënave më çajnë kraharor

Shtëpitë që flakët i gëlltitnin

Udhëve fëmijët endeshin të gjorë

E si mund të harrojë piskamën e vashave

Kujën e tyre që arriti gjer në qiell

Kur djajtë gjakpirës e barbarë

Fustanin e bardhë ua përdhosën,i morën nder?

Në vesh ende më jehon thirrja e burrave

për liri,

Amaneti i të parëve që kumbonte nëpër male

Gjaku i dëshmorëve që i lau këto troje

Bacë Ademi me shokë

Si mund t’i harrojë o motra ime?!

Jo. S’mund t’i harroj dot, ato më ndjekin në çdo kohë,

Në çdo botë.

Nuk harrohen plagët e vjetra

Ato jetojnë bashkë me ne

Ne të dyja jemi motra,

Mendojmë, jetojmë për një Atdhe.

Nëpër vena e damar kemi një gjak e një gjuhë

Jemi pasardhës të ilirëve, trojet i kemi këtu.

Ndaj nuk lemē asnjë djall tē cungojë gjymtyrët tona

Për lirinë e japim jetën po qe nevoja

Se ne jemi një komb si Shqipëria dhe Kosova.