Rajmonda Qose:Kronosi nuk e mbajti premtimin


Kronosi nuk e mbajti premtimin

Nga dhimbja, Tokës thinjat i kanë dalë,
Kronosi paska qenë i pabesë
Premtimi, se botën do ta ndryshonte,
Çdo ditë pak nga pak po vdes.

Hileja Odiseniane ka marrë lavdi,
Në pasarelë hipin presidentë e parandorë,
Dhimbja e popujve s’përbën aspak habi,
Rëndësi ka froni, shenjtërimi me kurorē.

Hapat e luftës godasin tokën,
Dhëmbët kërcasin e bëjnë kasaphanë
Fati i popujve në një gisht rrotullohet,
Nga njerëz të ligj që shëmtuan dynjanë.

U dogj njerëzia prej zjarrit të vet,
Ta dinte Prometeu nuk do sakrifikohej
Lutja drejt Zotit i çau të shtatë qiejt,
Dhimbja e popullit shtohet, rëndohet. 

About Post Author