Rajmonda Qose:Kur dita nis me ty


Rajmonda Qose

Kur dita nis me ty

Mbi kurmin tënd, dita derdh shkëlqimin
Hapat e tu ndjekin atë vezullim
Çeli agimi me buzëqeshjen zbritur nga paqësia qiellore e sharmit tënd
Mikloj në heshtje çdo tipar
Ti shkel në gjurmët e dritës
Hija jote nuk duket
Herë avitesh, herë largohesh
Kërkon hijen dhe buzëqesh kur e sheh
në sytē e mi këtë mëngjes.
Unë të mbaj në të qelqtën e syve te mi
të mos thyesh.