Rajmonda Qose:Kur rebelohen ndjenjat


Rajmonda Qose

Prej flokësh i kapa ato ndjenja të marra

Që drejt mēkatit po me çonin

Furishem serish doja t’i burgosja

Në burgun e zemres si qëmoti.

Ato rebele,të pagdhendura

Zinxhirēt e roberise kishin këputur

Drejt dashurise se vjetër hapin ndalën

Dhe unë para tyre ndihesha i humbur.

Zemrën e vjedhur e dorēzuan

Tek pronari që kishte kohë qe priste

Si fajtore ne vesh me pëshpëriten

Se zemra ime atij i përkiste.

About Post Author