Rajmonda Qose

Mall
Ditënetët e mia i vara te qershia e vjetër
Kur stinët e vishnin, e zhvishnin trupin e saj
Herë mbathur me lastarë e tunikë të gjelbër
Herë cullake, e ndrojtur fshihte turpin e pafaj.
I vara ditënetët nën trarin e avllisë
Ku nëna varte magjen e mesallë,
Atje kam varur dhe lodrat e fëmijerisë
Eh, për to kam mall, shumë mall.
Në sokaket e heshtur peng i lashë
Kur nëna me lotfaqesh nuse më përcolli
Vjeshtës së trembur ca puthje i dhashë,
Ajo si dhuratë ca psherëtima tek unë mbolli.
Në kufijtë midis dy kohëve i paketova
Ditënetët që nga motet janë zbehur
Ndodh që malli i shfleton ndonjëherë,
nga sënduku i kujtimeve i nxjerr ku rrinin fshehur.