Rajmonda Qose:Melankoli


Rajmonda Qose

Melankoli

Rrënqethshēm kërcasin mendimet

nën shtrojen e kēmbëve të mia

si gjethet e harlisura

në grinë e vjeshtës së dikurshme

Dje i prekur…

Sot i pushtuar..

U nisa i heshtur udhës së pafundme.

Nuk di c`më fanepsen ca visare të largëta,

qē moti nëna m’i kishte treguar

rreth vatrës së heshtur në netët e lagështa,

kur skamja e gjente strofën të shtruar.

E kur malli gëlthet,retë i tjerrē,pastaj

zbret në luginë me ofshamē

brenda meje ca valë të shpirtit dallgēzon

Dot s’mund ta ndalojë, aq e fortë më nuk jam.

About Post Author