Rajmonda Qose:Po vij tek ty
Njëra- tjetrën shtyjnë retē

Si dallgët e detit në stuhi
Qielli nje triko gri vesh
Dhe unë mendjen e kam tek ti
Në mëngjes nuk të përqafova
U ndamë tē zemëruar, sa keq!
Nuk di se ç’më vinē ca mendime
E s’më lenë rehat për dreq
Një derë e shpirtit është hapur
Dhe shiu ka hyrë me furi
Vetë s’po mund ta mbyll dot
Të lutem, eja ta mbyllësh ti
Meraku më zien si llavë e nxehtë
Asgjë s’po më hyn në sy
Nëse do vonohesh më shumë
Më prit ! Po vij unë tek ty.