Rajmonda Qose:Ti dhe vesa


Rajmonda Qose

Ti dhe vesa

Në piklën e argjendtë të vesës është jeta,
Kapërthyer në ashtin e natyrës,
Kur dita pasqyrën nxjerr prej zemrës
Dhe rilind veten në agim
Ajo shkëlqen si smerald..

Në buzët e trëndafilave i mblodha piklavesat ,
në grushte duarsh ti solla me një frymë
Doja ta pije jetën,
Siç unë dashurinë për ty rrëkelleja çdo ditë e s’ndjeja të ngopur.
Që në fytyrën tënde të shihja atë buzëqeshje,
Që vetëm ti e ke
Ti dhe vesa keni të njejtin shkëlqim,
ndaj erdha se,
Dua ta marr me vete në rrugëtim

About Post Author