Rajmonda Qose
Ylberi i shpresës

Ky vit që kaloi
Shumë zemra lēndoi
Kosa e vdekjes
Nuk llogariti të rinj a pleq
Në shpellën e saj e gëlltiti
E ne s’po mundim ta ndalim
për fat të keq.
Pandemia me ne kuvendon
Megjithëse askush nuk e fton
Mall kemi njëri tjetrin të përqafojmë
Veç çmallemi kur me sy shikojmë
Si ëndërr e keqe kaloi dhe ky vit
Muaj që tjerrin dhimbje e frikë
Me shpresēn shtrënguar në gji
Kalojmë netë e ditë
Zëri ynë thërret
Pandemi ik!
Maskat s’na lejojnë
buzëqeshjen të shohim
Të prangosur nga dhimbja
Të mbyllur nē kafaz
Qiellin me flatra duam ta shëtisim
Ylberin e shpresës e presim me gaz.
Rajmonda Qose