Rajmonda Qose

Zemra e nënës
Zemrës nuk mund t’ia bëj autopsinë
Dhe pse indet, venat kanë ndalur
Nuk pulsojnë .
Ritmin kanë fikur
Përsëri s’mundem ta përcaktoj
diagnozën e saj,
shkakun e arrestit kardiak.
S’mundem t’ia bëj autopsinë.
Më rrëshqet ndër duar
Dhe unë trembem mos haluçinoj
Nga ky muskul që vibron
ndonēse i pajetë
Kur ciklin jetësor e ka mbyllur
Filloj të mëdyshoj në ekzistencën e saj
Ndaj,mos më gjykoni nëse heq dorë
Nga paaftësia,
Jo kurrēsesi,
Por iluzione të çartura më turrbullojnë
Dilema përvjedh mendjen
Ndaj të vështirë e kam
Është zemra e një nëne
që dhe pse e pajetë përpëlitet
për të vegjlit e saj.