Rajmonda Qosja:Buzëqeshja jote


Rajmonda Qosja

Buzëqeshja jote

Në ç’ēndrra shtegton buzëqeshja jote
Kur gurëve të sokakut rëndshëm hapëron
Zogjtë gugatin në gjuhën e tyre
Këndojnë për ditën e re që fillon

Buzëqeshja jote çel lulet dembele,
Pranverës së parë që erdhi me mundim
Shkrin akullin nga zemrat rebele
Shëron shpirtrat që s’gjejnë shërim

Në ç’ëndrra shtegton buzëqeshja jote
Kur syve të kaltër qielli zbret në fron
Pasqyra e jetës reflekton mirësitë
Duke u dhënë gjithkujt atë që meriton

Në një cep të syrit tënd dua të jem
Shtegtar me shikimin udhëve kur nxiton
Të lundroj me velat e ëndrrave maroke
Kur jeta pas krahëve tanë vetëm vrapon

Mrekulluar të shoh përsëri e përsëri
Buzëqeshja jote më fal dashuri.