Erdhe vetëm për një stinë
Vetëm për një stinë ti erdhe tek unë
si dallëndyshe më solle pranverë,
Pastaj fluturove prej shpirtit tim,
E le dimra të ftohtë, stuhi dhe erë.
Pas kaq vitesh që u largove,
kërkon gjurmët në shpirtin tim
Ndoshta s’e di, se pas ikjes tënde,
Dimrin njoha si të vetmen stinë.
Shtegtarët,kur nuk lënë gjurmë,
fole të tjera ndërtojnë diku tjetër,
Ti nuk më le asnjë hajmali,
Që ta rigjeje folenë e vjetër.
