Rajmonda Qosja:Ndihem ndryshe


Ndihem ndryshe

Ti puth dhimbjen time
Në gjurmët e qerpikut vesuar
Dorën kalon mbi flokët e shpupurisur
Dhe supi yt mburojë bëhet për mua.
Prej kraharorit tënd çelet një dritare, dhe
pulëbardha e mirësisë m’ulet mbi prehër
Drita vezullon duke më rrëmbyer në t’emblën jetë.
Harroj ç’përjetova…
Harroj ç’ndodhi….
Harroj kush isha pak çaste më parē
Shikimi yt dritë meteori përthyhet
në sytë e mi .
Ndihem ndryshe..
Veten nuk po e njoh
Në sytë e tu jam tjetër njeri.