Ramadan Musliu – in memoriam, paralajmërim i dimrit


Sabit Alidema

Kam frikë nga dimri
nga mumiet e ngrira të borës
që dalin natën
nga hijet e pemëve
nëpër rrugë.

Një hap larg është vjeshta
nga hija e trashë e arrës
që shtrihet përtace nën gjethet e kalbura të kopshtit
që i mbulon fshehtësitë nën lëkurë.
Mbase rrëkeja e parë e shiut
mund ta shpërlajë atë gjurmë të thembrave
që shkon deri
deri te kanalin
buzë rruge.
Ku e derdh kohën time të lirë.

Diçka si acid
më është derdhur në gjuhë
dhe s’më lë të më zërë gjumi
e t’i harroj
të gjithë rrathët e pagërvishura
në trungun tim të moshës .

About Post Author