Ranë erërat-Arben Velo


Arben Velo

Ranë erërat

dhe nisën të qajnë

këpucët e paveshura të bebeve

..U vyshkën njerëzit

humbën jetën aksidentalisht borërat.

Kërkojnë kufij të ri ngricat

kraharorët shkrihen

si urime të munguara.

Sytë shkoqen nga kalliri i kokës.

Blasfemojnë në tokë shirat

Nga puna shkarkoj vetëtimat Janari

edhe pse rrufetë nuk i dhanë pëlqimet

Buzët,..ah buzët.e tua .

u ngjizën në fole ujrash

të folezojnë ca malle,

të çelin,të fluturojnë si rosa..

Prej vetmisë,më ranë lëkurat..

gjymtyrët..

si oxhakët pa zjarr..

në prehra dimrash.

Duart

pa formë e përmasë

u këputën e mbetën në xhepa !

Shkak është lumi yt

në sqepat e rosave të egra.

atje, hëna ime kryqëzohu

.. për njerëzit.!