Rashë poshtë-Afroviti Ilo Miçalliu


Rashë poshtë.

Bota skëterrë.

Jetë bosh.

Shpirtin,ku ta gjej?!

Endem në purgator.

Në purgator endem.

Pastaj…Vetja m’u bë diktator.

“Të shpëtoj gjysmën që mbetet!”

“Ëndrrat,idealet e mia!”

Sa e pangopur është pangopësia!

“Miku yt është i rrallë!

Kujtimin e tij mbaje të gjallë!”

“GJITHMONË!”

Tani jam gati të luftoj!

Botën ta shndërroj në parajsë.

Historinë,ta shkruajmë bashkë.