Ismail bej Vlorës, babait të Kombit

Sonet nga Rashel Solomon
Jo! Nuk e baltosni dot Ismailin
që në Vlorë vulosi pavarësinë,
dhe shpëtoi nga zhdukja Shqipërinë,
Jo! Nuk e baltosni dot më të mirin.
Jo! Nuk e baltosni dot aristokratin
atë që deshi me shpirt kombin e vet,
e shpëtoi nga shtypja për pesëqind vjet,
dhe ende armiku sot ia ka inatin.
Baba i kombit, populli i tha vetë,
në nëntorin e vitit dymbëdhjetë
ndryshe si kurdët do të ishim pa shtet.
Fara e nëntorit u mboll në Dardani,
urojmë së shpejti dhe në Çamëri,
Ismailë të tjerë lindsh moj Shqipëri.