RASTËSI E BUKUR
(gjatë Panairit të librit…!)
Erdhe me hapa të lehtë drejt meje
shikoje librat të gjithë me radhë
kërkoje siç duket librin tim me etje
që e kisha botuar ca muaj më parë
Unë qëndroja përballë teje i heshtur
sytë tuaj vështronin me shumë habi
dhe kur librin tim papritur ke gjetur
fillove të drithrohesh sikur një fëmijë
Pyete për çmimin e shikoje përreth
sikur më kërkoje mua se aty do jem
e di që s’më njohe,trupi m’u rrënqeth
se kishin ikur vite që nuk kishe qenë
Paratë t’i mora e zemra m’u coptua
të thash të shkruaj një nënshkrim…
dhe kur emrin tim kam nënshkrua
atëhere ti e kuptove se është libri im
Mbete e shtangur nuk nxirrje zë fare
unë të shikoja pa e ditur si të veproj
sepse, kishin ikur ca vite në ndarje..!
e sot libri u bë shkak që ty të takoj…!
Ti kishe ikur moti në perëndim…!
dhe atje kishe gjetë punë të mirë
sa çudi;se kishe harrua emrin tim
e sot, rastësisht takohemi n’ Panair!
