Rastësisht-Ilmi Cani


Ilmi Cani

Rastësisht, mbështetur në dritare;

duke menduar për rastësitë,

Për ikjen e zogjve, trembjes barbare,

për ardhjen e zogjve, jorastësisht.

Mbështetur mbi bërryla në dritare

Duke menduar thellë për rastësitë.

Për dritën hyjnore e hijen makabre;

Që, iu veshën, njeriut; jo krejt rastësisht.

Mbështetur mbi bërryla në dritare

Mendueshëm, për rastësitë

Për terrin dhe dritën llagare;

Të jetë, drtë vetëm dritë.

Bëhu njeri bëhu! Ngrihu!

Të jesh llagar, në shpirt.

Në lartësinë e zogjve ngjitu.

Të pret lart ajo dritë.