Rebelimi i Xhuljetes.
( Homazh një gruaje që s’deshi të ikte)
“Oh Romeo, Romeo pse duhet të jesh ti Romeo”
-nga ballkoni i përjetshëm pëshpëriste Dashuria.
Mbërthehej pas kangjellave hyjnorja ndër kthetra.
Romeo –Xhuljeta yje, binin në mijra thërmija.
Teksa flladi i gushtit ndizte të kuqtë e afshit,
gëlltitej urata e fundit nga gjuha e Shën Lorencit…..
.. sa do doja të kridhesha në ëndrra, si ty Xhuljetë
dhe notat e shpirtit ti ktheja në muzikë.
Por kur shoh një grua a nënë të venitet
shpirti mpaket, si sorkadhe e plagosur
në ferrishtë,
si petale lulesh shpërthyer pa dashur në acar,
Jo s’mundëm ti jap liri të heshturit pa çak,
se kordat e zërit më janë tharë
e fjalët brenda meje më kanë marrë inat
dalin me ofshamë, ndalen mbi buzë,
në prag, si dëshmitarë të vrarë, pa faj .
Ponc Pilati me gjeti, dashurinë skutave ma vrau
Perde hijesh hodhi më mbuloi e duart i lau.
Si meteor u shova unë grua që e linda, në Maj,
në pellgun e lotëve rashë, luleboxhure e pafaj.
Ika …
duke marrë si pajë copëza ëndrrash të shqyera.
Ika….
duke marrë me vete “ofertën” e dhimbjes kurban,
si shkëmbim “hyjnor “ për në parajsë,
nga kjo botë e trullosur dhe e marre.
Po më mbulon një mall,
Zhuljeten do ta shoh përtej të padukshmes, vallë!?
(Homazh dashurive të vrara)
