Reflekse të paqta-Valbona Kolaveri 


Kujtimin tënd,

Çdo ditë e puth me sy

Në koncentrat imazhesh,

Pasqyrimesh

Rezonancë ndjenjash,

Me ty

Vjen e shkon

Shtigjesh të padukshme

Fshihet

Dhe gjallë shpirtit,

Mbushet me frymë

E fëshfërin.

Me erën e mendimeve

Puhizë krahnorit

Paqtohet,

Netësh hënore

Tek zbret si ëngjëll

E trëndafiltë

Gjithmonë çdo stinë

Për ty

Edhe vjeshta,

Edhe mallet

Asnjeherē

Nuk marrin ngjyrën e mollët,

Të zbehur të kohës

Si kēmisha e gjyshes,

Ruajtur pēr dekë

Në arkën e drunjtë

Magji fjalësh,

Kundrojnë mbi buzë

Kur të sjell ndërmend

E s’mund t’i tres skutave

Mallëngjimesh,

Dihatjesh pa zë

Dhe pse janë strukur larg

Ne tënden mungesë

Kam ditur të të gjej

Aty ,udhës së kujesës

Je ulur këmbëkryq

Kuvendimeve tē shpirtit

Më thërret herë herë.

Mē lutesh

Të të gjej mē shpesh

Ndaj

Refkekse të paqta.

I vesh ,

T’më ngrohin ditëve

Ku pasqyrime të vetes

Më thyhen shpirtit

Të të kërkoj

E të gjej ēndrrash

Në mē vjen ndonjëherë.

V.Kolaveri