Regjisori Mevlan Shanaj kujton mbresat me  Pandi Raidhin


Marre nga Facebook

Të shumta janë mbresat ndoshta jo edhe aq të qëlluara sa bëmat e karaktereve të tija të pafundme mbi 60 vjeçare. Nuk vijnë lehtë në ekran ato përla artistike nga trupi i një aktori. sa do që ti kesh nëpër trup e shpirt xhevahiret ….Pasi vitet ndryshojnë moshën sjlljelljet rrethanat, por nikoqiri i mirë di ku ti stivosi dhe sa herë që i duhen i rreshton i sprovon dhe kur e shikon më në fund ka bërë zgjedhjen e duhur duke e bërë të përsosur përqasjen! Po kujtoj mënyrën e punës që ishte e shtruar e qëruar e urtë e pazhurmë që kryente me heshtje ky njeriu aktor të sillte nga jeta shtu të pa latuar shpirtin e njeriut të halleve, siç thoshte Dritero Agolli ai erdhi” si një trajstë leshi ndën gunë në lidhjen e shkrimtarëve” po Devoll i tillë qënkam unë. Kjo shkon kaq mirë për Pandi Raidhin sepse gjithë jetës mbeti një copë shkëmbi në skenën dhe ekranin shqiptar, nuk ishte kështu në Parrizanin Meke, në Pallatin e Brigadave, nuk mbeti ashtu fshatari në Tokë e përgjakur, nuk na çuditi te “ Thanasi” në hijet e natës?!!! Xha Thomai( Beni ecën vetë), “ Platon Bubuqi” , Në të gjitha karakteret që nga “vitet e para” deri sa mbylli sytë i ndryshëm i vërtëtë gjithë derte apo hokatar. Nuk dua të kujtoj bashkëpunimet e shumta me të që nga “ I teti më bronx” “ Rugicat që kërkononin diell” “ I paharruari” por dua të kujtoj çastet kur së bashku me Pali Kuken , po i ribënim një portret duke qemtuar krijime të pa fundme nga Teatri që kishte krijuar dhe dhënë zemrën. Ndër pushime gjatë xhirimeve , bisedat tona njëra pas tjeterës tregonte ngjarje pa fund jete e skene , filmi , pa përtuar , me një thjeshtësi te lakmueshme ashtu duke dredhur cigaren me një mjeshtri të rrallë si një ritual krijues siç ndërtonte figurën artistike. Sa mall ajo dredhje cigari nga i pavdekshi Pandi Raidhi, e them me bindje profesionale “ Nuk vijnë figura prej dheu si ai”Sikur të mundja të shkëmbeja një duhan sot !!!!!Mall që nuk kthehet!…….

About Post Author