“Reliket e xha Maliqit…….” nga Petraq Pali


“Reliket” e MALIQIT !

UNAZA & Ora !

(Ngjarja qe do t’ju tregoj eshte e ndodhur, besoj se nuk do t’ju terheqe,por eshte nje e vertete rrenqethese dhe e neveritshme qe duhet shkruar, dhe si e tille le te ngelet ne karte, emri i personazhit nuk eshte i sakte…)pjp

Jeta.

S’ishte as 21 vjec Maliqi kur u reshtua ne rradhet e partizaneve te LNCL,dhe ishte inkuadruar ne br, 17 te kemsorise malore andej nga Mokra.Luftimet ne ate kohe mbas operacionit te dimrit u bene mjaft te ashpra dhe te egra.Okupatorit po I vinte fundi dhe si ai ujku I palgosur nuk la gje pa shkateruar ne ikje e siper.Dogji, shkolla,dogji fshatra, shembi ura,prishi rruge dhe po thuaj shakteroi vendin ku shkeli e ku operoi.

Maliqi,si te gjithe luftetaret e lirise djem te ketij trualli nuk kursuen as gjakun e tyre per Liri.Maliqin e kishin caktuar komandant te batalionit te trete,detyre qe e keru me nder deri sa mbaroi lufta,dhe si i tille,u be nje oficer madhor.

Studimet Ushtarake i mbaroi ne Akademine Ruse “Gutbi”dhe sherbeu ne komanden qendrore te Ushtrise Shqiptare ne degen e radjo/nderlidhjes.,deri nga vitet 1974 kur,ne Ushtri dolen “grupet armiqesore”per permbysjen e regjimit te Hoxhes.

E futen edhe ne burg Maliqin,po per fat te mire qe nuk hengeri plumbin,se e kishin disa te tjere rradhen.

Doli nga burgu dhe i ngrysi jeten ne nje fshat ferme andej nga Jugu i Shqiperise ku kishte edhe familjen e e internuar,me nje fare pensioni te vogel.

Gjat karjeres se tij ushtarake,qofte gjat luftes por edhe deri diten sa sherbeu ne ushtri Maliqi,ishte pergjithesisht nje kuader i regullt dhe serioz,nje prind i mire dhe teper lexues.Kishte nje kulture jo vetem ushtarake po ne menyre autoditakte ishte edhe njohes i disa gjuheve te huja te mesuara si ne Rusi, por edhe gjat kohes se burgimit te tij 9 a 10 vjecar,ne ‘universitetin” e Spacit !

Mbasi u kthye nga burgu, u mbyll ne shtepine e tij ne nje apartamnet te fermes ne katin e pare dhe pergjithesisht nuk delte jashte u muar me kopshtin dhe me disa perime,te cilat I ujiste e u sherbente te ndihmonte sadopak familjen.

Kishte tre djem dhe nje vajze,i martoi te kater dhe kur ata u riten,ndoshta si puntore ferme,ndryshoi sadopak gjendja ekonomike fatkeqesisht i vdes e shoqja,e cila ishte nje bashekshorte e shkelqyer qe me mundime e sakrifica te medha mbajti familjen mbas shakterimit dhe goditjes se rende qe mori nga rregjimi,duke lene Tiranen dhe te mirat e saj.

Keshtu qe Maliqi,me ardhejn e nuseve te djemve ne shtepi,e ndiente veten te tepert,dhe ndjehej ne nje gjendje shpirterore tejet te vrarew dhe te helmuar.Shpesh mallkeonte veten pse duhet te ronte me.

Vajza,e martuar me nje shofer te fermes,duke ndier nje dhembshuri me te madhe se sa vellezerit e saj per te atin si gjini me e ndieshme i afron te atit te bashkejetoje me ata.Dhe keshtu beri,ca nga sforcua ca nga deshira se shte me i lire me vjazen u shkeput nga te bijte te cilet edhe ata jetoni dy bashke dhe nje vec,po ne ate ferme.Natyrisht ishin ngushte me nga nje dhome e guzhine ne apartamentet tip ferme.

Shikonte cdo dite televizorin, ndiqte lajmet,vdiq edhe enver Hoxha,dhe vendi po merte rrukullimen,keto Maliqi,i vleresonte ne shpirtin e tij se ishte regjimi vete i kalbur qe populli vuante.,deri sa nje dite u shqyen dyert e ambasadave e me pas u shqyen edhe portat e vete shtetit,s;kishte me as piramida e as klone..nga toka e nga deti u ckulen me kuc e me mac per nje jete me te mire po thuaj e gjithe Shqiperia.

Dhenderi i xha Maliqit,diten e peste te hapjes se ambasadave, mer femijet nusen,le plakun tek djai i fundit,dhe direkt ne tirane me gjithe zisin e fermes.dhe perfundimisht kerkojne strehim aty.

Mbas 20 ditesh ne portin e Duresit e prej andej ne Gjermani.

U deshen gati pese vjet te bijes dhe dhenderit te mernin plakun me vete,ne vendin e ish okupatoreve ku Maliqi kishte luftuar kunder tyre…si erdhi historia dhe jeta ?

Me gjithekundershtimin e madh,Maliqi,nga kushtet e vete jetes,i detyruar dhe i sforcuar mbriti tek e bija dhe familja e saj ne Bavari.

Kishte pare edhe Rusi maliqi, edhe burg edhe ferme,po kur pa gjermanine dhe zhvillimin e saj,nuk u besonte syve.

Vajza me femijet ishte stabilizuar per se mbari,i gjeti ne nje gjendje ekonomike dhe shpirterore sic i thone fjales “lerme o Zot te roj”.Epo tha me vete mbaruan kusuret,mallekuar qofte Hoxha dhe Shqiperia,qe na katandisi si zvaranike.

Keshtu qe Maliq “efendiu” kaloi ne nje jete te re mikroborgjezi…por dardha e kishte bishtin mbrapa…Ai, kishte gelltitur dikur nje luge corbe te prishur…qe e volli me pas tere jeten…e verteta vonon,por del ne drite.

Ne Lufte.

Maliqi

,ishte nje komandant trim dhe tmer i armiqve. Gjat,luftimeve te ashpra tre ditore ne Moker me batalionin e tij,ne nje dyluftim me gjermanet ku rane dy partizane,batalioni zuri 14 ushtare dhe oficerin gjerman te tyre rober,te cilet para se ti ekzekutonin,i kishin carmatosur dhe i kishin mbyllur ne nje katua ne nje shtepi mokrare,qe me pas ti exekutonin me vendim te qarkorit qe kishte dale ato dite nga Shtabi i pergjithshem qe te exekutohet pa as me te voglin hezitim cdo gjerman qe zihet rob

Roberit i mbajten tre dite e tre net ne katua,pa u dhene as buke e asgje,u jepnin nje here ne 24 ore uje.Kete urdher e jepte vete komandant Maliqi sa disa here duke u sjellur ashper me keta rober u hiqte edeh pagurin me uje nga goja kur keta sapo ekishin vene ne buze. i thau,egersia e tij ne ato dite s’pati njerzillek,as bujari, as fisnikeri,bile me pas u kritikua per kete cnjerzillek,po bashke me fitoren kunder nazismit,iken dhe trajtimet e ndryshme qe ne ate kohe u bene ushtrive pushtuese fitimtaret.

Vete, i ekzekutoi,qe te 14 para batalionit,bile pa u a mbyllur as syte,as pa u kerkuar fjalen e fundit,pa gjyq e pa norma ashtu alla partizance.

Oficeri i tyre

me emrin HANS,ne kohen e e xekutimit del nga rrjeshti ulurin e duke protestuar don te thote dicka…ben me shenja jep e mer per anticnjerezimin e komandantit,ai, bente me shenja qe nuk u muaren dot vesh per gjithe jeten,ai, u mundua ti thoshte batalionit dicka serioze per Komandantin partizan Maliq…po nuk pati kohe,se mitrolozi i Maliqit nuk i la qe te 15 te mernin fryme…ai i shtriu te gjithe perdhe.

Me pas partizanet i mbuluan ne dhe te gjithe ata djem 20 25 vjecare qe donin te pushtonin kete vend te eger…dhe lane kockat e tyre..

Maliqin,me pas e quajten komandant trim,ka vrare e ka exekutuar ne lufte kaqe e kaqe armiq,ai bile nuk pranoi te exekutoheshin roberit nga batalioni, po vete e mori inisiativen i exekutoi pa nje pa dy, njeheresh ata, duke ditur poshtersine e tyre qe po benin gjat pushtimit mbi popullin e tij.

Ariti lart xha Maliqi deri sa nje dite…mbriti aty tek ish pushtuesit,ne shtetin gjigant te tyre.

Ne Gjermani !

E priten Maliqin me te gjitha te mirat femijet e vajzes e dhenderi ne Gjermani,ku kishin pese vjet., qe kishin merguar .Ishin punesuar, dhe sistemuar per mrekulli,me pune e me gjithcka, femijet ne shkolle e me te gjitha te mirat. Djemte i kishte te tre ne Itali me gjithe femijet e tyre,bile edhe i fundit sa iku Maliqi ishte bashkuar me te vellezerit dhe te gjithe ishin stabilizuar.Punonin me djersen e ballit,te pa kopromentuar dhe ne asnje aferte te dyshimte e te piste qe te gjithe,keshtu qe Maliqin e gezonte jeta e sotme,se mbas asaj vuajtje dhe mejerimeve qe hoqi familja e tij sot gezojne te gjitha.Shpesh mallkonte zotin qe i mori te shoqen e cila sakrifikoi aqe shume per ata femije e per ate familje dhe sot qe mund te shikonte dhe gezonte femijet s’eshte me.

Keto mendime e fundosnin perhere plakun e mjere.

Nuk vonoi as dy muaj kur familja e vajzes,u thir me rastin e ardhjes se plakut ne ate vend te begate nga miqte e familjes ku ishin punesuar keta Shqiptare…ne nje darke te madhe ku ishin ftuar edhe miq te tjere.

Ishin oret e mbremjes kur ne nje salle te madhe teper luks,me tavolina e salltante

gjigante,me shandane dhe abazhura te shumte,me orendi e me servica nga me moderne zuri vend edhe familja e xha Maliqit,se siles i ishte kushtuar edhe darka.

Nen tingujt e nje muzike te Shvarcit.”delegacioni’ shqiptar me heronin Maliq…zuri vendin e nderit.

Atje,vec te zoteve te shtepise,qe organizonin darken per nder te “ punonjesve te shtepise se tyre…qe ishin vajza e dhenderi i Maliqit me femije ,ishin te ftuar edhe persona te tjere te tyre si krushqi farefisni e miq.

Ne krye te tavolines zuri vend krushka e kesaj shtepie nje plake gati 90 vjecare por e mbajtur mire e veshur me gusto, e krejt ne te zeza,e ne krah te saj…komandanti legjendar Maliq K.,nga Shqiperia…e me teje te zotet e shtepise,atje ishin mbi tridhejtee ca njerez me gjithe femijet e te dy paleve…!

Po mire e ka populli jone se kur vjen ngordhja qenit …permjer ne dere te xhamise,keshtu e pesoi edhe Maliqi kete here.

Policia !

Darka per nder te xha Maliqit nuk perfundoi ashtu sic u parashikua nga te afermit e tij por edhe te zotet e darkes…!

Xha Maliqit, ne menyre te turpshme sa po linte darken dhe duke u kapardisur mbasi kishte henger e pire mire por edhe kishte rrokollisur edhe ca gota xhin apo vere,dhe me nje eufori ne momentin kur do futej ne makinen e se bijes per te shkuar ne shtepi,ju hodhen hekurat…nga Policia !

Njerzit,ngelen te habitur,vjza protestoi dhe i ra te fiket me pas.Dhenderi coi femijet dhe shkoi me vrap ne polici te mesonte se c’kishte ndodhur…por me kot…as mori vesh gje dhe as i thane gje.

U kthye i pezmatuar dhe i tej merzitur..ardhja e plakut shkateroi gjithcka…!

Pse ?

EPILOG :

Mbas nje jave a dy javesh… kercenimesh, nen nje hetusi te tmereshme te zgjuat me plot intelogjence dhe te lodhesheme,

policia gjermane ,nepermjet nje perkthyesi te pa duksheme duke hetuar ceshtjen me ane te radjos ne shqip,xha Maliqi,poho dhe realizoi i ne menyre teatrale gjithe skenen makabre te exekutimit te atyre ushtareve pushtuesa te rinj, pushtuesa,ne ate vit te 1944tes.

…Si i kishte

futur ne katua te

Mokres, roberit gjermane, komandanti “legjendar”si i la pa uje,si i la pa ngrene …si i exekutoi … pa i

pare njeri…i kishte vjedhur me pare unazen, edeh sahatin..te cilat i njohu nena e oficerit HANS, qe kishte ne krah ne ate darke…, te ekzekutuar ne mes te maleve te Mokres….!

Ate,donte te pohonte Hanci,para batalionit kur po e exekutonte Maliqi dhesh te thoshte Zotit edhe perendise

se exekutori me vodhi unazen

edhe sahatin…te cilat mi ka dhuruar nena para se te ikja ne lufte…po ku e kuptonin dot gjermanishten Partizanet e aqe me keq Komandanti,qe ekzekutoi te parin ate qe te mos deshifronin te tjeret, “hynerin” e tij.

Me te vertete komandanti ishte burre

i “ zgjuar”dhe nuk mendoi kurre se atje do ti dilte e vertata…se po ta mendonte…do ti kishte lene andej nga u nis,dhe e kishte haruar ate theie qe

qe thote populli i

tij…”po nuk dite te meshefesh mos vidh !

E drejta vonon por nuk haron !

“Maliqin gjermanet nuk e denuan as e vrane por e bene te pa desherueshem per shtetin e tyre.Ai, u kthye ne Atdhe me vulen e turpit mbi kuriz !

Nena e Hancit, e kishte falur,por nuk e fali “HANSI”shtet !

Pjp

Dhjetor 2008