Rëndësia e dritës-Evis Kotte

Evis Kotte

Rëndësia e dritës

Në thellësinë e ujrave grimcat e dritës humbasin.

Ajo cfarë mbetet nga drita në sytë tanë,

është një sipërfaqe uji që pasqyron dritë.

Koha është largësi.

Sa më shumë largohemi nga drita, humbasim shijen që ajo na le.

Dikur liqenet në Afrikën e jugut, Azinë e vogël dhe qëndrore ishin me ujë të ëmbël.

Sot janë me ujë të kripur.

Gjatë avullimit një sasi kripërash që nuk largoheshin nëpërmjet lumenjve mbetën në liqene.

Kripësia e ujrave të liqeneve është e vogël, por mund të rritet për shkak të avullimit.

Liqenet do të zhduken nëse uji humbet gjatë avullimit dhe humbjet nuk përballohen nga prurjet e liqeneve.

Cila është rëndësia e dritës?

Pa dritë planeti ynë do të ishte i pabanueshëm.

Por drita përfaqëson shumë për njerëzimin,

ajo ecën në një hap me dijen, për një zhvillim të qëndrueshëm në fusha të ndryshme.