Rënia e idhujve të rrem..!Tomi Buzi


Rënia e idhujve ‘ të rrem..!

S’kandalet e kësaj bote të errët s’kan të sosur ..

Janë si ‘milingonat’ në radhë të gjata rituali ,

Sapo mbaron njëri, pas tijë të t’jerë të marrosur ..

Vrapojnë me hungërima si lopa, kur e ha zagali !

Vijnë nga ofiqe të larta pushteti, nga saraje ..

Veshur me veladonin e ‘heronjëve të heshtur ‘..

N’ mes ritualit të ‘ haremeve ‘ të kësaj dynjaje ..

Që matrikullojnë konkubinat e perandorëve të vdekur !..

Mitet për njerëz të mëdhenjë, për ‘heronj’ të humanizmit

Vunë njeriun në ‘ letargjin ‘e kohës plot mistere ,

‘ Heronj ‘që forca e parasë i mbuloj me antisemitizmin ..

Ti shpallte ‘ të shënjtë ‘, nën ‘tutelën’ e një bote ordinere !

Të ‘ shënjtët ‘, veshur me mburojë floriri, perandorësh,

Maskuar si djajë të ‘ mirë ‘, që veç natës i bëjnë ‘dritë’ ,

Kohën e kthejnë pasë me akrepa të thyer orësh ..

Duke rendur drejt ritualeve, ku përgjaken ‘perënditë’ !

Janë qindra e mijëra ‘ idhuj ‘, heronjë të ‘birësuar’ ..

Për ‘ paqen ‘, nën pushtetin e parasë e të mashtrimit ,

Në ç’do shpirtë njeriu kan hyrë si ‘matriks’ i amëshuar ..

Për ‘ dishepujt ‘ e një perandorie të ‘artë’, të njerëzimit !

Idhuj që po dalin nji nga nji nga guaskat ‘Cowrie’ ,

Nën ritualet e lashta të botës së vjetër, të ‘qytetëruar’..

Ndoshta një ditë do të ‘bekohen’ në oaze Liturgjie ..

Si ‘ idhujt ‘e një bote të re, përtej jetës së

amëshuar !..

‘ Pyeta ‘ Niçe-n për ” Perëndimi i idhujve ” të rënë ,

Mu përgjigjë ngadalë, me filozofin e tijë të qetë ..

”Askush s’mund ti mbajë idhujt ndër ‘dhëmbë ‘..

Për në Altarin, ku ” vdiq Zoti ” vetë !

Më pëlqeu filozofia e tijë e vlerësuar, dhe e urryer ..

Edhe pse brenda sajë ‘ notonte Darvini ‘ ‘gri ‘ ..

Përtej horizontit të ‘ idhujve të rënë ‘, për tu kthyer ..

Ishte ruga e panjohur e një ‘ evolucioni ‘ të Ri !

E di që do të lindin të t’jerë ‘idhuj’, heronj të ‘ heshtur ‘..

Ashtu si konkubinat e një perandorie të ‘matrikulluar’,

Do zëvëndësohen nga rituale shpirtrash të vdekur ..

Për tu përcjellë si perëndi , në jetën e amëshuar !

Tomi Buzi.