Replikë me çmimin Nobel


Vaso Papaj

Që të të meritoja ty, pa hezitim,
do të duhej:
Të kisha pir’ lotët e popullit tim.
Që të të meritoja ty, sot e përjetë,
do të duhej:
Të kisha folur me Zotat vetë
Shënja fisnikërie këto, or mik.
Athere, gjithçka do të luaj
për t’u bër’ fisnik,
Po fisnikët lindin,
s’ bëhen kurrë me politikë. 

About Post Author