Reportazh nga fshati-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

Pjesa e dytë

1.

Po shkruaj:Frymëmarrja ime këtë mëngjes e gjitha në mjegull.

Këmisha ime e punës, grisur ,lyer me djersë e varur në këtë pjergull.

2.

Atje tej, një zë i largët,por i shurdhër për çudi ,nëpër hone gris vetmin.

Një thëngjill i ndezur, diku thellë në malësi, shuhet ngadalë nëpër hi.

3.

Më kishin thënë dikur pleqtë e moçëm. E gdhendim portretin e mëhallës.

Atë ditë që thekeshin në shullë. Drerin vetmitar te Qafa e mbretes,

sivjet do e zëmë.

Çdo mëngjes molloiset në mëhallën tonë.Psh:Në Valare-ishte korrur dynymi i farës.

Dhe se floriri ishte shtrenjtuar. Automobili u ca në dysh ,mbetur në Umizë.

Furra e Safos pa shkarpa. Se vashat në çdo verë flenë jashtë në lëmë.

4.

Dhe se kuajt e zgjidhur,ato si ndjejnë , që shkrofëtijnë këmbët në tendë.

Por ngrihen nga gjumi . Në vivar pa krehur. Me pasqyra të vogla . Flokët i bëjnë kostra. Ecin zbathur .Përmbi gurët e bardhë,këmbë-këmbë.

Valojnë kazanët me finjë mbi dy gur.Nuk zhvishen.Pas shelgjishteve.

Fotografojë kohën e shkuar .Në fotot e kohës. Muzg ishte.

Si kopanisin teshat në shtufishte.

Në :”valsin e valëve”, mraten troftat, te lumi ynë.

vijon