Requem!Petro Sota


Nuk më the kurrë, që më dashuron,

Ndoshta si ty, gratë e tjera nuk janë,

dridhet zëri, kur më flet në telefon,

E ndjen mungesën, që s’më ke pranë.

Por dhe për këtë, ti kurrë nuk më flet,

Kur të mos jem më, malli do të marri,

Në se ajo fjalë, ty si peng të ka mbet,

Do ma thuash, duke qarë aty tek varri

Por ti ikjen time, ndryshe e mendon,

Ndoshta, si fenomen ndarje në pabesi,

Por, ky mendim yt, sikur të tradhton,

Kur më vështron e qetë e pa djallëzi.

Se gratë, gjithçka e shprehin në fytyrë,

E dinë më mirë, si mund të dashurosh,

Ndoshta edhe ti, ke gjetë këtë mënyrë,

Që mbas vdekjes, tek varri t’ma thuash,

Të ma thuash me lot në sy, duke qarë,

Çdo të djelë, kur të ndezësh aty një qiri,

Vdekjen do mallkosh, që më ka marrë,

Mbas vdekjes, do e ndjesh atë dashuri.

Petro Sota

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 326

Të gjitha reagimet:

14Kristo Çipa, Arti Jete dhe 12 të tjerë