REVISTA E RE DYMUJORE ITALO – SHQIPTARE E LETËRSISË DHE ARTIT “MIRIADE”-Nga Angela Kosta


Viti 2024 po bën realitet një ëndërr të mbyllur në sirtar prej një kohe të gjatë. Kurrë mos të themi Kurrë! Më në fund kam kënaqësinë t’u prezantoj lexuesve, numurin – I – të Revistës sime dymujorshe Italo – Shqiptare të Letërsisë dhe Artit: MIRIADE. Nuk është rastësi që përzgjodha këtë titull… Vargjet, narrativa, arti janë pasuria e pallogaritshme e intelektit tonë, optika jonë, mendimet tona, jehona jonë për të shpëtuar atë pak ose shumë që na ka mbetur për të mbrojtur, promovuar, kërkuar, derisa të jetë në shërbim të kulturës, pasi kohët e fundit bota po kalon momente të vështira në shumë pikëpamje. 

Është vërtet emocionuese dhe bukur të marrësh ndër duar Revistën MIRIADE, të shfletosh faqe pas faqeje poezi të ndryshme të përzgjedhura nga poetë të njohur, të lexosh artikuj, ese, intervista të ndryshme dhe të admirosh artin e vërtetë, ndërthurjen e ngjyrave magjepsëse që na lënë la frymë, duke na shpënë në planete të cilat dukeshin të paarritshme e megjithatë në këtë revistë do t’i keni në majë të gishtërinjve falë edhe ndihmës së paçmuar të Dibran Fylli për përgatitjen dhe dizajnin, ashtu sikurse edhe bashkë – editoren Tamikio L Dooley. 

Urime dhe Suksese personazhit të kopertinës, poetes ndërkombëtare Jasna Gugić si dhe të gjithë autorëve nga e mbarë bota. 

Revista MIRIADE shitet në:

Itali, Francë, Gjermani, Hollandë, SHBA, Austri, Suedi, Belgjikë, Indi, Kinë, Brazil, Japoni, Spanjë, Kanada, Meksikë, etj.

Drejtore Ekzekutive Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese 

LA NUOVA RIVISTA BIMESTRALE ITALO – ALBANESE DI LETTERATURA E ARTE “MIRIADE”

L’anno 2024 sta realizzando un sogno chiuso a lungo nel cassetto. Mai dire mai però! Finalmente sono lieta di presentare ai lettori, il numero- I – della mia Rivista Bimestrale Italo – Albanese di Letteratura e Arte: MIRIADE. 

Non a caso ho scelto questo titolo… i versi, la narrativa, l’arte sono l’incalcolabile ricchezza del nostro intelletto, della nostra ottica, del nostro pensiero, del nostro eco di salvare quel poco o tanto che ci rimane da proteggere, promuovere, sollecitare affinché possa essere a servizio della cultura, poiché ultimamente il mondo sta attraversando difficili momenti su tanti punti si vista. È bello ricevere tra le mani la Rivista MIRIADE sfogliare pagina dopo pagina diverse poesie scelte da migliori poeti, leggere vari articoli, saggi, interviste e ammirare la vera arte l’intreccio di affascinanti colori che ci tolgono il fiato portandoci in astri che sembravano irraggiungibili, eppure in questa rivista li avrete a portata di mano grazie all’inestimabile aiuto di Dibran Fylli per l’impaginazione e design e la coeditore Tamikio L Dooley. Congratulazioni al personaggio della copertina, alla poetessa internazionale Jasna Gugić e, a tutti gli autori dal mondo. La rivista si vende in:

Italia, Franca, Gjermania, Olanda, SHBA, Austria, Zvezia Belgio, India, China, Brasile, Giappone, Spagna, Canada, Messico, ecc.

Direttore Esecutivo Angela Kosta Accademica, giornalista, poetessa, saggista, editore, critica letteraria, redattrice, traduttrice