Rexhep Memedi-Promovohet libri i Feri Arifit


NË VITI U PROMOVUA LIBRI I FERI ARIFIT”SERBIA, GREQIA, MAQEDONIA DHE SHTETET E TJERA SLLAVE JANË RRENA E MADHE E HISTORISË NË ILIRIK-BALLKAN”
Fjala përshëndetëse e Rexhep Memedii:
Të nderuar miq, zonja dhe zotërinj, ndjej kënaqësi, sot të jemi në mesin tuaj, prezent në promovimin e librit të radhës”Serbia, Greqia, Maqedonia dhe shtetet e tjera sllave janë rrena e madhe e historisë në ilirik-Ballkan”të mikut tonë të letrave me vlerë me shumë historiografi, z. Feri Arifi. Kemi ardhur nga Shkupi shkrimtar,poet dhe rapsod për ta nderuar Ferin ashtu si na nderon sa herë neve si ABC-POETIKE.
Feri është njëri nga ata që e donë atdheun dhe mbarë trojet tona. Feri e donë bashkimin kombëtar si në kohën ilire. Feri flet me gjuhën e argumenteve dhe fakteve. Flet për të kaluarën e popullit tonë, për të tashmen dhe të ardhmen. Feri në librat e tij voluminoz historiografik na tregon dhe argumenton se si të huajt, okupatorët dhe pushtuesit na e morën pasurinë, patundshmërinë, na vranë, na dëbuan nga tokat tona, na zhdukën , duke na e falsifikuar identitetin dhe historinë. Feri këtë na e dëshmon me letrat e tija të shkruara se ajo që shkruhet nuk harrohet, mbahet mend. Feri na befason me veprën e tij na reflekton i motivuar, dëshmon dhe përcjellë mendimet dhe fjalët e tij nga afër duke na përcjellë dashurin ndaj atdheut, vendlindjes , farefisit, gjakut, dhe vuajtjet e së kaluarës së popullit shqiptar me një kronologji faktesh të dhënash historike duke filluar nga mesjeta e deri në kohën e sodit.
Për fat të keq, shumë pushtues na e shkruan historinë sipas interesave të tyre. Historianë, akademikët tanë, jo të gjithë, nuk po e bëjnë punën e tyre në bazë të fakteve që dëshmojnë se shqiptarët ishin dhe janë popull autokton në tokat e veta. Faktet dhe dëshmitë që vijnë nga historian ndërkombëtar tregojnë se shqiptarët si popull janë më të vjetër dhe autokton në Ballkan. Këtë e tregon në shkrimet e veta me fakte dhe argumente miku ynë Feri Arifi.
Feri është një shkrimtar që dëshmon kapacitet të lart të krijimtarisë, një thesar i pashterur, i cili dallon për nga talenti i tij, në moshë të pjekurisë na i përcjell mendimet dhe ndjenjat e tija të arta nga duart e tija që nuk ndalen dhe mendimet e tija që nuk shterën.
Faleminderit Feri që ma mundësove me rastin e këtij promovimi të them disa fjalë por jo aq sa duhet për punën që po e bënë. Të dëshiroj shëndet dhe suksese me plotë vepra tjera

About Post Author