Rexhep Polisi :E ndjej bukurinë tënde


Rexhep Polisi

Unë e ndjej bukurinë tënde,

Edhe pse s’mund të të shoh.

Të ndjej thellë gjer në dhembje,

Fryma jote shpirtin ma ngroh.

Unë e ndjej aromën tënde,

Më lëvrin në çdo qelizë.

Sytë e tu i puth me ëndje,

Tek më vinë natën si puhizë.

Unë e ndjej bukurinë tënde,

Si nata vesën në agim.

Kot mundohem të sjell në mendje

Imazhin tënd në vezullim…

* * *

Lule të bardha si flokë bore

Zbardhin

Marsin.

Por unë s’mundem t’i arrij…

* * *

Edhe vrasësit

Çojnë lule në varreza.

Lulet në duart e tyre,

Tyta të errëta…

Shkëputur nga libri “Përditë më vrasin nga pak” (2004)

About Post Author