REZONANCË
Era në shtjellë i shkundi gjethet lojcake
Ditës kur lindi me ca bashka të vogla resh
Degët e trembura hijesh nga andrra u zgjuan:
E ndigjuan dridhmen e beftë së nalti
Me mijëra pejza u shtriqën në jerm
Gjatimi i tyre nisi të prekte mjegullën
Skeleti i gjelbër valvitej në erë…
Pastaj i erdhi radha trungut rrathë – rrathë
I thanë të dridhet:Tërmet në erë!
Nga vendi i naltë ku rrinte madhërishëm
Në hon të degdisej, shkërbe…
Por trungu u tërhuz me fuqi dhe rropulli
U trand dheu dhe rrënjët u ngulën më thellë:
Veç Zoti i qiellit më zhgjeton nga lart, – tha ai
Tërmeti nga magma e tokës më vjen…
