Ringritje-Elvira Zeneli


Elvira Zeneli

RINGRITJE

Ishte e zezë ajo ditë kur Lumi i Dashurisë

Befas u rrëzua pa shpresë në një katarakt,

Thua, vallë, ky të ishte fundi i lumturisë

E të grimcohej hapsirave pa cak?

U drodh mali e pylli nga oshëtima e dhembjes,

Po shiu piskamën e tyre e dëgjoi dhe u derdh nga lart,

Lumi u rimbush në shtratin e ri në fund të luginës

Dhe rrugë të re drejt Detit të lumturisë çau me vrap!

Turravrap, si dem i tërbuar, çan brazdë të re,

Ku mbjell farëzat më të bukura të pyllit në mal!

… Kjo jetë mbika më e gjallë se sa dje,

Edhe në faqen e shkëmbit ringrihet e gjallë!