Rininë shijoje


Rininë shijoje

Ahhh rinia zemër zjarr

Shkon në fushë e shkon në mal

Kur je në moshë rinore

S’e kupton se ç’ke në dorë.

Bukuri në piedistal

Nuk e di se ç’vlerë ka

Te rinina ka dritë bukurie

Ka gëzime ka dhe shije

Në rini gazi është lumë

Dashuri të sinqertë

Dhe në shkollë, dhe në rrugë

Jeta e bukur i përket.

Në rini çdo gjë është ndryshe.

Zonjë jete lumturia.

Askush nuk i pranon gabimet

Të gjithë thonë jam ëmbëlsia

Ka nektar që e do bleta

Për ta fjala është buqeta/

Për ta fjala është buqetë

Ndrin në vite buzëqeshja.

Shumë fjalë janë pa menduar

kjo është rinia zemërzjarr

që të gjithë kemi besuar

se është mosha më e artë.

Gina Kapaj Xhaferaj

Athinë 22/8/2022

About Post Author