Ritual-Arben Velo


Arben Velo

Ky zjarr i ndezur, hungërin

në një rrugicë të pandriçuar

thëngjijtë shpërndan mbi një mjekër

thinjur nga hallet ,vjetëruar.

Dhe errësira kryen shërbesën

kryqëzon pallatet nëpër natë.

Një qytet tjetër merr frymë prej ëndrre

kur frymën nxjerr mjekra e bardhë

Mbajnë iso heshtjet, nën selfie zjarri

mbyll nata gjithë kabaretë..

Një thes psherëtimash nga botë e tij

krijon ora dymbëdhjetë

Kërcet I ftohti atje përjashta

mbi mjekër flaka thëngjijtë ka shuar

Një trup pa pallto,ngucet pas hirit

jeton se dhe duhet jetuar….

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 62

Pëlqej

Komento

Ndaj