Lypsat e Tiranës

1-Lëviz në rrugë si fletë e rënë,
që e shtyn era nga të dojë.
Rrugicën, lypsat m’a kanë zënë,
2-Një çast u shtanga si gur zalli,
s’ më ngelën mend fare në kokë.
Shikoja sytë si drita zjarri
dhe trupin shtrirë,përdhe, në tokë.
3-Të nxirë në buzë dhe në fytyrë,
si qelli vet me re të zeza.
E gjithë rrugica me këtë ngjyrë,
sikur po shkon për në varreza.
4-S’flasin me gojë, veç me vështrime,
të veshur me rroba kartoni.
Nuk kanë provuar përqafime,
e s’dinë sa shtresa ka ozoni.
5-Për politikë i dinë ca fjalë,
fjalor nga rruga,por ja vlen.
Ata s’na dinë në jemi gjallë,
si bryma shpinën na e bren.
6-E kjo rrugicë s’është vetëm një,
nga do që shkon lypsa të dalin.
Tirana të gjithë nuk i nxë,
e s’ka furtunë e borë ti ndalin.
7-E kush nuk preket nga kjo dramë,
çdo kush që ka pak gjak në zemër.
Aspak nuk shkruaj varg për famë,
më dhimbsen nga koka në thembër.
8-Me këmbë s’lëviz dot në Tiranë,
se mund të vdesësh para kohe.
Nga lotët mund të kthehesh Lanë,
edhe përmbyt shtëpi e troje.
9-Lëviz në rrugë si fletë e rënë,
rrëzohem ,ngrihem pa vetëdije.
Kur shikoj lypsat të pa ngrënë,
më ngjallet vdekja si një hije.
Riza Çato